Si të porosisni me sukses një produkt në konekta.al
Përshëndetje, shpresojmë të jeni mirë. Në vijim shkurtimisht do të shpjegojmë hap pas hapi se si të porosisni me sukses produktin që dëshironi në faqen tonë konekta.al . Çdo hap është i shpjeguar me foto dhe është një proces shumë i thjeshtë, mjafton pak nga koha dhe vëmendja juaj. Ju faleminderit!
Hapi 1: Te profili i produktit shikoni këto të dhëna si në foto :
1. Variantet e produktit që e zgjidhni duke klikuar mbi variant ( në rastin tonë është ngjyra e produktit)
2. Sasia e produktit që dëshironi të bleni
3. Butoni për ta shtuar në shportë produktin për të vazhduar me tej me porosinë
Hapi 2: Sapo të klikoni butonin "SHTO NË SHPORTË" ju hapet dritarja e shportës nga ku mund të shikoni si në foto :
4. Kontrolloni edhe një herë sasinë e produktit që do të bleni
5. Nëse pa dashje keni shtuar në shportë ndonjë produkt tjetër përveç atij që do të bleni, atëhere e hiqni nga shporta duke klikuar te shenja X në krah të produktit që dëshironi të hiqni
6. Klikoni butonin "POROSIT TANI" për të vazhduar me tëj me bërjen e porosisë
Hapi 3. Pasi të keni klikuar butonin "POROSIT TANI" ju shfaqet forma ku duhet të plotësoni të dhënat tuaja sipas fushave përkatëse si në foto:
7. Selektoni katrorin nëse mendoni se do të bëni blerje të tjera në të ardhmen në faqen tonë konekta.al kështu që të dhënat tuaja do të ruhen për herë të tjera dhe nuk do të keni nevojë t'i shkruani përsëri
8. Klikoni butonin "Vazhdoni tek mënyra e dërgesës" për të vazhduar me bërjen e porosisë
Hapi 4. Pasi të keni klikuar butonin "Vazhdoni tek mënyra e dërgesës" ju shfaqet faqja me të dhënat tuaja për ta rishikuar edhe një herë si dhe ju bëhet e ditur pagesa për transportin, nëse jeni në Tiranë transporti është falas, ndërsa në qytete të tjera transporti është 200 lekë të rinj, si në foto më poshtë:
9. Klikoni butonin "Vazhdoni tek mënyra e pagesës" për të vazhduar blerjen e produktit, për momentin pagesa bëhet kur të merrni produktin, po më vonë mund të integrojmë dhe pagesën me kartë krediti
Hapi 5: Pasi të keni klikuar butonin "Vazhdoni tek mënyra e pagesës" ju shfaqet si në foto më poshtë butoni për ta pëfunduar porosinë
10. Butoni "Përfundo Porosinë" për ta mbyllur blerjen me sukses
Hapi 6: Në momentin që klikoni butonin "Përfundo Porosinë" ju shfaqet mezashi falënderues dhe njoftues në faqe dhe në telefon për kryerjen me sukses të blerjes të pasqyruar si në foto më poshtë:
JU FALEMINDERIT PËR KOHËN QË NA KUSHTUAT, JU UROJMË GJITHË TË MIRAT
http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/ – Amoxicillin 500mg Capsules Amoxicillin 500mg Capsules akw.bnoz.konekta.al.zgk.uj http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/
http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/ – Amoxicillin Amoxicillin fmk.uykq.konekta.al.gnw.uq http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/
http://mewkid.net/when-is-xuxlya/ – Buy Amoxicillin Online 18 gni.rrig.konekta.al.fnw.yn http://mewkid.net/when-is-xuxlya/
http://mewkid.net/when-is-xuxlya/ – Amoxicillin 500mg Capsules Amoxil Dose For 55 Pounds dct.niqz.konekta.al.dlm.ir http://mewkid.net/when-is-xuxlya/
online casino bonus http://onlinecasinouse.com/# – slots online online slot games real money casino http://onlinecasinouse.com/#
Leave a comment