Si të bëni kërkim në faqen tonë konekta.al

3 comments

 

Përshëndetje, shpresojmë të jeni mirë. Në vijim shkurtimisht do të shpjegojmë hap pas hapi se si të bëni kërkim për produktin që dëshironi në faqen tonë konekta.al . Çdo hap është i shpjeguar me foto dhe është një proces shumë i thjeshtë, mjafton pak nga koha dhe vëmendja juaj. Ju faleminderit!

 

Hapi 1.Klikoni te menuja ku tregon shigjeta si në foton e mëposhtme

 

 

Hapi 2. Pasi na hapet menuja, shkruajmë në fushën e kërkimit për produktin që na duhet

    

 

 Hapi 3. Në rastin tonë do të kërkojmë fillimisht për "kufje"  nga ku na shfaqen të gjitha produktet që në titullin apo në përshkrimin e tyre përmbajnë fjalën ose grupin e fjalëve që janë njësoj me ato të fushës së kërkimit. Respektivisht sipas numrave në foton e mëposhtme kemi:

         1. Ikona që pasi klikohet shfaq të gjitha rezultatet e kërkimit

         2. Linku  që pasi klikohet shfaq të gjitha rezultatet e kërkimit

         3. Numri i përgjithshëm i produkteve që përkojnë me kërkimin aktual

         4. Katër produktet e para që përkojnë me kërkimin aktual të shfaqur me foton kryesore, emërtimin dhe cmimin

Për çdo rast, nëse shfaqen apo nuk shfaqen të dhënat si në foto më poshtë, mjafton të klikoni ikonën që i korrespondon numri 1 dhe shfaqen të gjitha rezultatet e kërkimit 

 

Hapi 4. Nëse bëni kërkim më specifik atëherë numri i përgjithshëm i produkteve që përkojnë me kërkimin sa vjen e ulet, në shembullin tonë kemi "kufje me bluetooth" dmth specifikojmë çfarë lloj kufjesh, më pas kemi "kufje me bluetooth baseus" duke specifikuar dhe markën e produkteve. Rezultatet janë të pasqyruara në fotot e mëposhtme: 

     

 

 Hapi 5 : Një shembull konkret është në rastin kur produktin e shikoni te postimet tona në facebook apo instagram dhe dëshironi të dini më shumë detaje rreth produktit atëherë rruga është shumë më e thjeshtë, si në fotot më poshtë, shkruajmë në fushën e kërkimit një fjalë specifike apo një grup fjalësh që janë dalluese te emërtimi i produktit që shikoni në postim. Në rastin tonë titulli është " SUPER KUFJE ME BLUETOOTH HOCO EXTRA BASS W16", meqë w16 është modeli i kufjes atëherë ne me këtë fjalë kemi bërë kërkim mjaft specifik, po ashtu dhe rezultatet do të jenë shumë specifike siç e shikoni në fotot e mëposhtme:

           1. Emërtimi i produktit ku mund të klikojmë dhe të shkojmë te profili i produktit nga ku mund ta porosisim direkt

           2. Fjala që përkon me fjalën në fushën e kërkimit

      

 

Hapi 6 . Sapo të futemi te profili i produktit do të shikoni të dhëna si në fotot më poshtë respektivisht sipas numrave:

          1. Shigjeta për të shfaqur foto të tjera

          2. Çmimi i produktit me lekë të reja

         3Përshkrimi i detajuar i produktit

          

 

JU FALEMINDERIT PËR KOHËN QË NA KUSHTUAT, JU UROJMË GJITHË TË MIRAT


3 comments


  • oqukowahomv

    http://slkjfdf.net/ – Egedadej Ucimiti ohp.mgqu.konekta.al.zkm.sw http://slkjfdf.net/


  • kifejohedaki

    http://slkjfdf.net/ – Inofea Liihoz gxz.ztdf.konekta.al.uee.cq http://slkjfdf.net/


  • LiesiaDem

    online slot games online casino games free casino games online play slots http://onlinecasinouse.com/# – play casino


Leave a comment

This site is protected by hCaptcha and the hCaptcha Privacy Policy and Terms of Service apply.