Samsung Galaxy Note 10, një vështrim i hershëm i telefonit.

6 comments

 Samsung Galaxy Note 10 mendohet të dalë në treg shumë shpejt, në datën 7 Gusht. Por ne nuk kemi pse të presim për t’i hedhur një sy, falë një rrjedhje të imazheve të bëra publike.

 Këto imazhe te postuara nga @ishangarwal24 në Twitter, na tregojnë Note 10-n nga përpara, pas dhe anësore, në dy variante ngjyrash: e zezë dhe me një gradient bashkimi të ngjyrave silver-vjollcë-blu. Gjithashtu, në foto mund të shikojmë dhe lapsin inteligjent S-Pen që në dallim nga dizenjimet me tipare katrore nga vitet e tjera te serisë Note… duket pak I rrumbullakuar.

 Nëse janë të vërteta, këto imazhe konfirmojnë thashethemet e shpërndara online, që Note 10 do të vijë me vetëm një kamer ballore në qendrën e pjesës së sipërme të telefonit. Kamera e përparme do të jetë vendosur poshtë xhamit, e ngjashme me strategjinë e përdorur tek Galaxy S10. Në pjesën e pasme duken qartë tre kamerat që në dallim nga S10, janë të vendosura vertikalisht.

 Imazhet duken të jenë cilësore mjaftueshëm për të qenë imazhe autentike zyrtare, por edhe nëse janë thjesht disa imazhe të rreme të punuara mirë, jemi aq pranë hedhjes së produktit aktual final sa nuk do të na bënte përshtypje nëse janë foto reale.

 Por kjo nuk është e gjitha – i njejti person pasoi postimin e tij me një set tjetër fotosh për versionin më të madh, më të rëndë dhe më të sofistikuar të ketij telefoni, që ai e quan Galaxy Note 10 Plus, në ndryshim nga spekulimet e mëparshme për emrin që mendohej të ishte Note 10 Pro.

 Ky është krahasimi i pare “krah për krah” i modeleve të Note 10 dhe për herë të pare… Note 10 Plus nuk është thjesht një version fizikisht më i gjerë dhe më i madh i Note 10.

 Në fakt, të dy telefonat duken identik. Përveç një sensori të katërt në anën e pasme, që ne besojmë të jetë një sensor kamere “Time of Flight”, i ngjashëm me atë të Samsung Galaxy S10.

 Do të shikojmë nëse rrjedhje të mundshme imazhesh të tjera, nga burime të ndryshme do të konfirmojnë këto pretendime, por sidoqoftë Samsung do të na shuajë kureshtjen shumë shpejt në eventin e rradhës “Unpacked” në Gusht.

 Deri atëherë nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm se të presim.


6 comments


  • Valbona

    Vetem kaq pak kan fituar se spo me dalin te gjitha emrat mund te .mi dergoni me email


Leave a comment

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.