Galaxy S10: Samsung konfirmon përmirësime masive në jetëgjatësinë e baterisë dhe kualitetin e imazhit
Samsung do të zbulojë gamën e telefonave të Galaxy S10 gjatë ngjarjes së tyre Galaxy Unpacked më 20 shkurt 2019.
Telefonat Galaxy S10 të shitur në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë, Korenë e Jugut, Indinë dhe tregjet e tjera globale do të mundësohen nga procesori Exynos 9820 i Samsung, ndërsa Qualcomm SnapDragon 855 do të përdoret në pajisjet e shitura në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë.
Sipas Samsung, Exynos 9820 do të sjellë një “epokë të re të përvojave mobile” në sajë të rritjes së fuqisë së përpunimit, shpejtësive të internetit shumë-gigabit dhe karakteristikave të reja multimediale të mundësuara nga procesori i ri.
Postimi është i dizajnuar në mënyrë të qartë për të rritur interesin e konsumatorëve në Galaxy S10, duke nënvizuar disa nga përmirësimet që vijnë në telefonin e ri.
Para së gjithash, procesori i ri duhet të rezultojë në jetë më të mirë të baterisë në krahasim me Galaxy S9 dhe Galaxy Note 9. Sipas Samsung, efikasiteti i energjisë është 40% më i madh krahasuar me procesorin Exynos të gjeneratës së mëparshme, që është një hap i madh.
Exynos 9820 është gjithashtu sistemi i parë Samsung që mban një çip të dedikuar AI, duke ndjekur nga afër hapat e Kirin 980 të Huawei dhe A12 Bionic të Apple.
Përveç numrit të madh të kamerave, Samsung ka folur edhe për aftësitë e reja të procesorit të sinjalit të imazhit (ISP) të ndërtuar në modemin e ri.
Sipas kompanisë, ISP do të përmirësojë shumë cilësinë e imazheve.
Referenca: www.telegrafi.com
free casino slot games http://onlinecasinouse.com/# – online casino gambling slots online free casino games http://onlinecasinouse.com/#
http://onlinecasinouse.com/# free slots games http://onlinecasinouse.com/# – cashman casino slots free casino games
Leave a comment